Qyteti që i përngjason parajsës! Çfarë është Auroville, një lagje eksperimentale që sot ka popullsi nga e gjithë bota?

Auroville është një lagje eksperimentale në Tamil Nadu, Indi. Ajo u themelua në vitin 1968 nga Mirra Alfassa (e njohur si “Nëna”)  dhe e projektuar nga arkitekti Roger Anger. Sikurse thuhet në mesazhin e parë publik të Alfassa në 1965, “Auroville dëshiron të jetë një qytet universal ku burrat dhe gratë e të gjitha vendeve janë në gjendje të jetojnë në paqe dhe harmoni progresive, mbi të gjitha besimet, të gjitha politikat dhe të gjitha kombësitë. Qëllimi i Auroville është të realizojë unitetin njerëzor.”

Auroville është i zhytur në xhungël, me më shumë se 100 vendbanime të shpërndara, me rreth 2.500 banorë të 52 kombësive. Saktësisht, rreth 60% e banorëve janë të huaj.

Imazhi më i famshëm i Auroville është topi i artë me pamje futuriste – Matrimandir –  i cili u krijua si “një simbol i përgjigjes së Hyjnisë ndaj aspiratës së njeriut për përsosmëri”, sipas faqes zyrtare të Auroville.

SCAN

SHKARKO APP