“Rape Day”, videoloja që himnizon përdhunimin, kritika të ashpra për “Steam”
Ka kaluar thuajse një vit nga skandali i “Active Shooter”, loja që stimulonte masakrat në shkollë, por tani Valve, kompania e videolojërave, është sërish në qendër të një polemike shumë të ashpër mbi praktikat e kontrollit të platformës së tij për shitjen e videolojërave digjitale për PC, Steam.
Këto ditë në fakt, sapo ka dalë “Rape Day” (Dita e Përdhunimit), lojë që, nën petkun e një burri, lejon të ngacmosh seksualisht, përdhunosh dhe madje edhe te vrasësh një grua gjatë lojës.
Diçka krejt e papranueshme e cila u tërhoq nga tregu vetëm disa javë pasi ishte nëpër dyqane.
Një “novelë vizuale”, apo roman interaktiv me bazë imazhet dhe tekstin, në të cilin kishte 500 imazhe dhe më shumë 7000 fjalë që përfshijnë “dhunë, dhunë seksuale, seks pa dëshirën e njërës palë, fjalor të pahijshëm, nekrofili dhe incest.”
E kotë të thuhet se një prodhim i tillë nuk duhet as të duket nëpër dyqane.
Për këtë arsye, komuniteti, ‘bombardoi’ me mesazhe faqen e lojës, tani e fshirë.
Pyetja që mbetet është : Ishte faji vetëm i atyre që e krijuan këtë lojë, nëse mund të quhet e tillë, apo edhe e distributorëve?