Raporti AAC/ Cilat kompani zgjodhën pasagjerët gjatë Mars 2019? – Mbizotërojnë “low cost-et”
Tregu i fluturimeve gjatë raportit të fundit të Autoritetit të Aviacionit Civil ka pasur larmishmëri ndryshimesh krahasuar me periudha të caktuara.
Numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me kompaninë Wizz Air ka shënuar një rritje prej 149% e krahasuar me Mars e 2018. Rritje në numrin e pasagjerëve ka treguar të ketë edhe Ernest S.p.a me 54% ndjekur nga Pegasus me rritje prej 39%.
Sipas njoftimit kompania Transavia ka pësuar humbje 26% krahasuar me vitin 2018, ndjekur nga kompania Alitalia, e cila siç duket gjatë dy viteve të fundit ka pësuar rënie, përkatësisht 12% dhe 23%.
AAC tha se krahasuar me tre vitet e fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve gjatë Mars 2019 ka treguar një rritje prej 10.34% krahasuar me vitin e kaluar.