Rasti që i la mjekët me gojën hapur, 52-vjeçari qan me lot gjaku

Një pacient i ka lënë pa fjalë mjekët kur nisi të qante spontanisht për një orë rresht me lot gjaku.

Një raport i botuar dje në New England Journal of Medicine thotë se 52-vjeçari shkoi në një departament urgjence të spitalit pasi filloi t’i derdhej gjak nga sytë.

Çuditërisht, pacienti në fjalë ishte në gjendje të shihte normalisht, të lëvizte sytë dhe të mos tregonte shenja të ndonjë traume në fytyrë.

Pas ekzaminimit të tij, mjekët zbuluan se ai kishte një tumor beninj në qepallat e tij i cili i shkaktoi edhe Haemolacria- një fenomen i rrallë ku lotët përzjehen me gjak.

Raporti thotë:

Haemolacria është një gjendje e rrallë që karakterizohet nga prania e gjakut në lot. Gjakderdhja e lidhur me lotët mund të ndodhë në kontekstin e infeksionit, inflamacionit, traumës ndaj syrit ose strukturave rrethuese dhe tumoreve vaskulare të syrit. Për problemin e gjakderdhjes në sy, pacientit iu dhanë pika timolol oftalmike. Pas një viti ndjekje mjekësore, pacienti nuk përjetoi më asnjë episod të mëtejshëm të lotëve të përgjakshëm”.

Më herët këtë vit, një grua u quajt një “magjistare” nga bashkëshorti i saj i tronditur kur filloi të qante me gjak.

21-vjeçarja, nga rajoni i Saharasë në shtetin indian të Biharhasit,  tregoi se bashkëshorti e braktisi për shkak të sëmundjes së saj.

SHKARKO APP