Reagimi epik i 6-vjeçarit të shurdhër kur mori vesh se gjithë klasa mund t’ia dëgjonte gazrat
Një djalë i shurdhër gjashtëvjeçar mbeti i tronditur kur zbuloi arsyen se pse shokët ia kishin ngulur sytë në klasë.
Mësuesja e tij, Anna Trupiano, e cili punon në Kendall Demonstration Elementary School në Uashington DC, zbuloi një anekdotë të ëmbël në një postim të sajin në Facebook.
Screenshot-e të historisë u ndanë më pas në Twitter nga aktorja Minnie Driver, dhe përgjigja e djalit të vogël u bë virale.
Anna shkruante në postimin e saj:
Sot në klasën e parë një nga nxënësit e mi të shurdhër lëshoi disa gazra të zhurmshme në klasë dhe studentët e tjerë u kthyen duke e parë. Më poshtë është një fragment i një bisede 15 minutëshe që ndodhi tërësisht në gjuhën amerikane të shenjave midis grupit të nxënësve të shurdhër dhe meje.”
Djali e pyeti se pse të gjithë nxënësit e tjerë po e shikonin, kështu që mësuesja e tij iu përgjigj hapur: “Sepse ata i dëgjuan gazrat e tua.”
Vogëlushi më pas tronditet nga fakti që njerëzit që mund të dëgjojnë i dëgjokan edhe gazrat.
Më pas ai e pyet sërish mësuesen:
Njerëzit që dëgjojnë mund t’i shohin gazrat?”
Pjesa tjetër e bisedës epike vazhdon me habinë e nxënësit të vogël dhe shpjegimet e sinqerta të mësues.