Reagimi epik i 99-vjeçarit kur provon picën për herë të parë (VIDEO)
A mund të kujtoni herën e parë kur keni provuar një “Big Mac”? Ky 99-vjeçar ka pasur një përvojë krejt të re lidhur me këtë lloj ushqimi pasi deri në këtë moshë, William Thorpe ishte plotësisht i painteresuar për botën e ushqimit të shpejtë. Pasi kërkoi ndihmën e mikes së tij të ngushtë Ann Sadler-Smith, 80 vjeç, dyshja përzgjodhi restorantet kryesore në listën e provave dhe për çudi të tyre çdo gjë rezultoi shumë e shijshme. Menaxherët e shtëpisë së të moshuarve ku ata jetojnë bënë një telefonatë duke porositur ushqim nga McDonald’s, Greggs, Subëay, Domino’s, Burger King dhe Krispy Kreme. Dy të moshuarit provuan dhe mbetën shumë të kënaqur nga eksperienca e provuar. Ata kanë reaguar në myrë epike për ushqimin që e kemi provuar të gjithë.