Rekord historik, një kopje e “Superman” e gjetur rastësisht shitet për 9.12 milionë dollarë

Teksa pastronin papafingon e nënës së tyre të ndjerë në Kaliforni Krishtlindjen e kaluar, tre vëllezër bënë një zbulim që ua ndryshoi jetën nën një grumbull gazetash të zverdhura: një nga komikët e parë të Supermanit të botuar ndonjëherë.

Një kopje origjinale e edicionit të parë të qershorit 1939 mbi aventurat e Njeriut prej Çeliku ishte në një gjendje jashtëzakonisht të paprekur. Tani, ai është bërë stripi komik më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë, duke arritur shifrën 9.12 milionë dollarë (7 milionë paund) në ankand.

Shtëpia e ankandeve Heritage Auctions me bazë në Teksas, e cila organizoi shitjen të enjten, e quajti atë “kulmin e koleksionimit të komikëve”. Vëllezërit gjetën gjashtë komikë, përfshirë Superman #1, në papafingo brenda një kutie kartoni të rrethuar nga rrjeta merimangash në vitin 2024, tha Heritage në një njoftim për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata pritën disa muaj para se të kontaktonin shtëpinë e ankandeve, por sapo e bënë, nënpresidenti i Heritage Auctions, Lon Allen, i vizitoi ata në San Francisko brenda pak ditësh. Vëllezërit, të cilët kanë zgjedhur të mos i bëjnë publikë emrat, janë “në të 50-at dhe 60-at e tyre, dhe nëna e tyre u kishte thënë gjithmonë se kishte një koleksion të shtrenjtë komikësh, por kurrë nuk ua tregoi atyre”, tha Allen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëna e tyre i kishte ruajtur komikët që kur ajo dhe vëllai i saj i blenë ato midis Depresionit të Madh dhe fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Allen shtoi se klima e freskët e Kalifornisë veriore ishte perfekte për ruajtjen e letrës së vjetër. Kjo ndihmoi CGC, një shërbim i madh i palës së tretë për vlerësimin e komikëve, t’i jepte kësaj kopjeje të Superman #1 një vlerësim 9.0 në një shkallë 10-pikëshe, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 8.5.

Me çmimin e shitjes prej mbi 9 milionë dollarësh, Superman #1 kaloi lehtësisht rekordin e mëparshëm me 3 milionë dollarë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Action Comics Nr. 1, vepra e vitit 1938 që prezantoi për herë të parë Supermanin, e cila u shit për 6 milionë dollarë vitin e kaluar.

Vëllai më i vogël tha se kutia kishte mbetur e harruar në pjesën e pasme të papafingos. “Kjo nuk është thjesht një histori për letër dhe bojë të vjetër,” shtoi ai. “Kjo është një dëshmi për kujtesën, familjen dhe mënyrat e papritura sesi e kaluara gjen rrugën për t’u kthyer tek ne.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?