Restoranti më i madh nënujor në botë drejt përfundimit
Pesë metra poshtë sipërfaqes së Detit të Veriut, pranë jugut të Norvegjisë, restoranti i parë nënujor në Evropë është drejt përfundimit.
Struktura rreth 34 metra e gjatë, një pllakë e pjerrët që duket si periskop i mbytur, u zhyt në det në korrik 2018 ndërsa tani po punohet për të përfunduar pjesën e brendshme.
Hapja publike pritet të bëhet në pranverë të vitit 2019.
Restoranti, i quajtur Under, është është dizenjuar nga Snøhetta.
Kur të përfundojë, në struktura do të mirëpresë deri në rreth 100 mysafirë në një sipërfaqje totale brenda prej 500 metra katorë, të vendosura në tre nivele. Restoranti ofron një pamje unike në ujë të mjedisit detar përmes dritare panoramike prej 11 metrash.
Restoranti u ndërtua për rreth 6 muaj në një varkë afër bregut dhe pastaj u tërhoq drejt vendit ku do të pozicionohej.
Për të zhtytur strukturën kontenjerë të mbushur me ujë ishin vendosur brenda.