“Ringjallet” hardhuca gjigante prehistorike

Shkencëtarët evropianë kanë animuar një krijesë parahistorike me katër këmbë që jetoi para dinozaurëve duke studiuar ecjen e saj. Ata krijuan një model robotik që mund të ecë në tokë ashtu si prototipi i saj 280 milionë vjet më parë.

Modeli është rezultat i një hulumtimi tërësor nga një ekip multidisiplinash i udhëhequr nga John Nyakatura i Universitetit Humboldt, Berlin.

Kjo u realizua me anë të një skeleti të species së zhdukur.

Shkencëtarët skanuan skeletin në tre dimensione dhe dolën me një model digjital 3D që mund të animohej.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të përcaktuar se si ecte krijesa, pasi varet nga një sërë faktorësh si përbërja e kërcit, këndi në të cilin mund të përkulë shpinën dhe parametra të tjerë.

Shkencëtarët u përpoqën të përcaktojnë një sërë lëvizjesh dhe ‘detyruan’ modelin digjital të ecte brenda gjurmëve.

Në mënyrë që të ishin më të saktë në simulimin e tyre, kërkuesit filmuan ecjen e llojeve moderne si iguana dhe kaimani, duke krijuar katër parametra kryesorë: fuqinë, bilancin, saktësinë dhe forcën reaktive tokësore.

Këto kombinime ‘ngushtuan’ në mënyrë të konsiderueshme mundësitë e mënyrës se si hardhuca ecte në mjedis.

Por modeli kompjuterik nuk llogariste dot forcën e rëndesës dhe kufizime të tjera fizike.

Dhe studiuesit e dërguan projektin e tyre një hap më tej duke krijuar një model simulimi dinamik të quajtur OroBot.

Modeli i hardhucës është sjellë në mënyrën më të saktë të mundshme duke pasur parasysh të dhënat e kufizuara të disponueshme, si parametrat e saktë. Ndërsa sasia e kërcit ose eficencës së energjisë me të cilën hardhuca prehistorike lëvizte, janë të panjohura.

Bringing a fossil to life: Reverse engineering locomotion

SHKARKO APP