Rregulli i ri, makinat elektrike duhet të bëjnë zhurmë

Makinat e reja elektrike do të duhet të kenë një pajisje që bën zhurmë, sipas një rregulli të Bashkimit Evropian, që ka hyrë në fuqi të hënën.

Vendimi i BE-së ka pasuar shqetësimet se këto makina janë të “qeta”, duke vënë këmbësorët në rrezik, sepse nuk mund të dëgjohen kur u afrohen atyre.

Kështu të gjitha llojet e reja të mjeteve elektrike me katër rrota, duhet të pajisen me këtë aparat, i cili bën zhurmë si një motor tradicional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sistemi i alarmit duhet të bëjë zhurmë, kur kthehet mbrapa, ose kur vetura udhëton me shpejtësi nën 19 kilometra në orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë shoferët do të kenë mundësinë për të çaktivizuar pajisjen nëse ata mendojnë se është e nevojshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?