Marinarët e marinës Tailandeze kanë shpëtuar katër mace të cilat ishin braktisur në një anijeqë po digjej në detin Andaman.

Ekuipazhi njerëzor tashmë ishte evakuuar, por marina kur shkoi të kontrollonte vendin zbuloi se disa anëtarë ishin harruar në bord.

“Përdora aparatin tim për të zmadhuar varkën dhe pashë një ose dy mace që hapnin kokën,” – tha oficeri, Wichit Pukdeelon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë marinari doli në det me një varkë të vogël ku shkoi për të shpëtuar macet të cilat ndodheshin në anije.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai i ktheu macet në varkë duke i mbajtur ato nën shpatullën e tij dhe ekipi ishte duke e tërhequr me litarë.

Macet janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po marrin ndihmën e duhur nga herronjtë e tyre.