Rreziqet që kanë meshkujt, nëse mbajnë celularin në xhep
Pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë aparatin e tyre celular në xhepin e pantallonave, mund të jetë shkaktar i disa problemeve, që ne nuk i mendojmë.
Referuar një stduimi të ri, ku thuhet se sipas disa të dhënave, që cilat tregojnë se në fakt ky veprim mund të ketë pasoja, për meshkujt në veçanti. 21 punë kërkimore të analizuara nga shkenctarët, ku dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.
Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo, jonizues influencon në trup.
Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.
Autorët e studimit analizuan 27 studime dhe në 21 prej tyre u dallua një lidhje mes rrezatimit të telefonit dhe dëmtimit të spermës. Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave.