Sa është sipërfaqja e pyjeve në Shqipëri? INSTAT: Në 5 vite, ajo u pakësua me thuajse 1 mijë hektarë

Në vitin 2018 fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1 milion e 740 mijë e 324 hektarë,  duke zënë 60,54 % të sipërfaqes totale në vend.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se në vitin 2018, pyjet shtrihen në një sipërfaqe prej 1 milion e 51 mijë e 859 hektarë. Nëse analizojmë shifrat në rang 5 vjeçari, rezulton se që nga viti 2014 deri në vitin 2018 Shqipëria ka humbur 913 hektarë pyje. Veç shfrytëzimit pa kriter, pyjet janë masivisht edhe nga zjarret.

Humbjet më të mëdha janë konstatuar në vitin 2015 dhe 2017 me përkatësisht 519 hektarë më pak dhe 366 hektarë më pak.

SHKARKO APP