Sa fytyra mund të njohë ekzaktësisht truri ynë?
Që prej orëve të para të mëngjesit, kur dilni nga shtëpia, ju shihni fytyra njerëzish të njohura dhe të panjohura. Jo vetëm në rrugë, por edhe në internet, në tv, në palestër apo nëpër dyqane, të gjithë ne jemi duke njohur njerëz të panumërt.
Mirëpo e kishit menduar ndonjëherë sa fytyra mund t’i njohim në të vërtetë?
Për herë të parë gazeta Proceedings of the Royal Society B ka publikuar përgjigjen. Truri ynë mund të njohë rreth 5,000 fytyra ose më pak, ndonëse është një shifër thuajse e papbesueshme.
Grupe të hulumtimit The York ka testuar 25 studentë në dy universitete në Skoci.
Në sesione të ndryshme, studentët kanë shkruar një listë të njerëzve që ishin në gjendje t’i njohin në ditët e tyre të përditshme. Lista ka përfshirë familjarët, shokët, banorët e rrethit dhe komshinjtë, dhe njerëz të zakonshëm. Vargu i njohjes ishte mes 167 dhe 524. Mesatarja ishte 362 njohe të fytyrave.
Ky numër është ngritur kur hulumtuesit pyetën pjesëmarrësit të shkruajnë njerëzit që njohin në media, duke përfshirë politikanët, të famshmit, sportistët, muzikantët dhe të tjerë. Në fund, kuptuan se memoria është e ndryshueshme, hulumtuesit i’u kanë treguar pjesëmarrësve fotografi të njerëzve të famshëm për ti nxitur kujtimet. Ky rrjet është zgjeruar edhe më shumë me njohje të fytyrave.
Pas mbledhjes së gjitha të dhënave, ata kanë gjetur se studentët kanë njohur mes 1,000 dhe 10,000 fytyra, me një mesatare prej 5,000.