Sa më e madhe të jetë diferenca e gjatësisë mes një çifti, aq më e lumtur do të jetë martesa e tyre

Sa më e madhe të jetë diferenca e gjatësisë mes një çifti, aq më e lumtur do të jetë martesa e tyre, kështu thotë studimi i ri i kryer nga studiuesit në Universitetin “Konkuk”.

Pjesë e studimit u bënë 7850 gra dhe si rezultat lumturia e tyre ishte e lidhur drejtpërdrejt me gjatësinë e burrit. Gratë tërhiqen nga meshkujt e gjatë dhe ato vetë nuk kanë arritur ta shpjegojnë zgjedhjen e tyre.

Megjithatë, studimi arriti në përfundimin se ky faktor ka rëndësi vetëm për 18 vitet e para të martesës. Më pas, gjatësia nuk ka më rëndësi.

Një tjetër studim tregon se meshkujt preferojnë më shumë femrat e shkurtra.

Sipas psikologut Gert Stulp kjo nuk është vetëm çështje shijesh, por lidhet edhe me gjenetikën. Femrat e shkurtra kërkojnë meshkuj të gjatë sepse ata përfaqësojnë sigurinë, një lloj niveli kulturor dhe një gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa në të kundërt, meshkujt preferojnë femrat e shkurtra sepse shohin tek to ëmbëlsi, dashuri dhe ndiejnë nevojën që t’u japin siguri.

SHKARKO APP