Sa orë flinte Napoleon Bonaparti? Ja disa fakte interesante rreth gjumit

Ne kemi nevojë çdo natë që të shtrihemi në shtrat për të fjetur për disa orë, të cilat ndikojnë në rritjen e energjisë gjatë ditës. Ja disa nga faktet interesante rreth gjumit:

1. Njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur

2. Pa ushqim mund të jetosh deri në tre javë, por nëse kalojnë 11 ditë pa gjumë, njeriu do të flejë për të mos u zgjuar më asnjëherë.

3. Rreth 50 % e popullsisë fle më pak se shtatë orë në ditë, prandajdhe për këtë arsye  mungesa e gjumit është shndërruar në problem shoqërorqë sjell jo vetëm shqetësime në të menduar, por edhe sëmundje të rënda kronike.

4. Rreth 35% e grave në menopauzë kalojnë periudha pagjumësie, që në disa raste janë shumë serioze.

5. 10 – 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 – 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike.

6. Disa nga liderët më të mëdhenj të botës, nga Napoleon Bonaparti, Klintoni, Çurçilli apo Teçeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orë në 24. Një tjetër personalitet ka qenë Leonardo da Vinçi, i cili nuk flinte kurrë më shumë se pesë orë në ditë.

7. Rekordi i gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Pas arritjes se rekordit, mbajtësi i tij ka patur halucinacione, paranoja, humbje të memories dhe të përqendrimit

SHKARKO APP