FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekretet e varrit më të vjetër në botë

Një varr 12.000 vjeçar ka më shumë se sa një sekret. Vendi ku është zbuluar ky varr është Izraeli. Rreth 12,000 vjet më parë, një festë e madhe u mbajt për nder të një gruaje misterioze. Grupi i mbuloi varrin e saj me objekte të çuditshme. Pastaj, çuditërisht, ata hodhën eshtrat në varr.

Mbetjet e festës u zbuluan në shpellën Hilazon Tachtit në Izrael, ku janë gjetur më parë eshtra të tjera njerëzore. Grupi i përkiste kulturës Natufian, të cilët jetuan në Levant, rreth 15.000 deri 11.500 vjet më parë.

Ata jetonin në grupe merreshin me bujqësi. Shumica e njerëzve të tjerë në atë kohë jetonin në grupe të gjahtarëve të cilët zhvendoseshin nga një vend në një vend tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është e hera e parë që unë kam zbuluar një varr të tillë. Ndoshta kjo është për shkak se ne jemi duke parë kompleksitetin në shoqëri”, thotë Leore Grosman i Universitetit Hebraik të Jerusalemit në Izrael, i cili është duke analizuar varrin për më shumë se tetë vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

Attachments area

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?