Selfie për të vërtetuar se je në izolim
Që kur shpalli karantinën kombëtare dhe urdhëroi njerëzit të qëndronin të mbyllur në shtëpi, India ka ndërmarrë masa të rrepta për të detyrimin zbatimin e rregullave.
Janë bërë të shpeshta videot në rrjet ku qytetarët që nuk zbatojnë izolimin goditen me shkop nga policët në rrugë dhe detyrohen t’i nënshtrohen ndëshkimeve të tjera.
Por në Karnataka, zonë në jug të vendit, është marrë një masë akoma më e cuditshme. Të gjithë ata që janë urdhëruar të vetëkarantinohen e kanë të detyrueshme që të dërgojnë një selfie çdo orë. Ata që refuzojnë ta plotësojnë këtë masë dërgohen në karantina masive, ku sipas mediave nuk janë të mira.
Kjo nuk është në fakt një strategji e re. Ajo u aplikua fillimisht në Singapor dhe më pas në Korenë e Jugut vetëm për të huajt që futen në vend.
India fillimisht kishte menduar që të vuloste të gjithë personat që do të vetëkarantinoheshin të gjithë ta kuptonin se kush duhet të qëndronte jashtë dhe kush brenda, por kjo gjë nuk funksionoi.
Në Indi janë regjistruar 1251 raste me koronavitrus dhe kanë humbur jetën 32 persona.