Sensibilizim/ Videoja që ju mban frymën: Nëna hidhet ta shpëtojë, një fije e ndau fëmijën nga vdekja

Nëna kujdes me telefonin. Videoja që i është bashkangjitur këtij shkrimi tregon sesa shpejt pakujdesia mund të kthehet në një tragjedi të pariparueshme.

Kamerat e sigurisë të një ndërtese shumëkatëshe në kryeqytetin Medelin të Kolumbisë kanë filmuar momentin kur nëna e re lëshon dorën e fëmijës sapo del nga ashensori, ndërkohë që vijonte telefonatën.

Në një moment e vogla shkëputet dhe i afrohet parmakut të shkallëve të cilat nuk kanë mbrojtje.

Instikti i nënës bën që gruaja e re të reagonte menjëherë dhe të kapte fëmijën në ajërpikërisht nga  kënbët duke ndaluar që ajo të binte. Më pas në ndihmë të saj shkuan dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në atë moment.

Imagjinoni tragjedinë që mund të ndodhte nëse nëna nuk do vepronte në të njëqindtën e sekondës.

YouTube player

SHKARKO APP