Servis mbretëror në miniaturë, vlera fillestare e shitjes arrin në 640 mijë dollarë
Një servis mbretëror në miniature së bashku me një set të plotë darke të bërë për perandorin francez Napoleon Bonaparte kanë dalë në ankand në Londër. Vlera fillestare e shitjes arrin në 640 mijë dollarë.
Një set pjatash dhe sendesh të tjera në miniature, i krijuar për një shtëpi kukullash mbretërore në Kalanë Windsor të Britanisë së Madhe doli në ankand së bashku me një servis të plotë darke të bërë për perandorin francez Napoleon Bonaparte.
Seti, i kompanisë britanike përfshin gjithashtu enë qelqi që festojnë kurorëzimet e Mbretëreshës Elizabeth II, George VI dhe madje edhe Edward VIII, i cili abdikoi përpara kurorëzimit të tij.
Koleksioni i vogël me 76 pjata porcelani, lojë me birila dhe pjata ishte porositur për Mbretëreshën Mary, gjyshja e Mbretëreshës aktuale Elizabeth II, dhe përfshinte tre shërbime darke për dhomën e ngrënies, çerdhen dhe kuzhinën e shtëpisë së kukullës.
Thomas Goode & Co, të cilët kanë shitur sende në të gjithë Evropën për gati 200 vjet, bënë një rezervë për arkivin e saj në atë kohë – 1922; ky është seti që del në ankand me një vlerë prej 27,000 – 40,000 $.
Servisi I krijuar për Napoleonin dhe i pikturuar me dorë në fabrikën mbretërore të porcelanit në Sevres afër Versajës vjen me një tryezë sofër George III dhe një llambadar të Shën Louis, në vlerën fillestare të rreth 600 mijë dollarëve. Ankandin zhvillohet nëpërmjet internetit, dhe do të përfundojë më 8 janar 2021.