Shenjat në lëkurë që tregojnë se jeni të stresuar

Stresi nuk ndikon vetëm në gjendjen emocionale të njeriut, përkundrazi ai lë shenja të dukshme dhe në pamjen tonë të jashtme.

Ja disa nga shenjat në lëkurë që vijnë si pasojë e stresit.

Akne – Stresi mund të jetë arsyeja e shfaqjes së akneve dhe puçrrave në lëkurë.

Plagë në gojë – Plagët e vogla përreth buzëve ose në gojë mund të shkaktohen edhe nga stresi.

Lëkurë e yndyrshme – Stresi mund të rrisë prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Lëkurë e acaruar – Nëse lëkura acarohet pa asnjë shkak, mund të jetë shenjë e stresit.

Lëkurë e thatë – Stresi mund të shkaktojë edhe humbje të ujit në trup dhe thatësi të lëkurës.

Skuqje – Stresi mund të shkaktojë skuqje të lëkurës ose puçrra të vogla që fillojnë të acarohen.

Urtikarie – Ënjtje dhe acarim i lëkurës, që mund të shkaktohet si pasojë e stresit.

Pengon shërimin e plagëve – Stresi pengon shërimin e shpejtë të gërvishtjeve ose plagëve në lëkurë.

Përkeqëson gjendjen shëndetësore – Sëmundje si ekzema, psoriasi apo rosacea (skuqje e fytyrës), mund të përkeqësohen edhe më shumë nga stresi.

SHKARKO APP