Sherr në Fast food, gruaja sulmon stafin se hamburgeri kishte domate

Një grua nga Michigani është arrestuar pasi sulmoi stafin e “Burger King” pasi i sollën porosinë e gabuar.

Policia publikoi pamjet e Porsha Tyler, 34 vjece duke përplasur gjërat në fast food ndërkohë që kërkonte llogari. Shqetësimi i saj ishte se hamburgeri që kishte blerë një ditë më parë, kishte domate brenda, gjë që nuk e donte.

Asaj iu ofrua një tjetër hamburger për të ndrequr gabimin, por reagimi i saj nuk ishte aspak i qetë. Ndërkohë që shkatërronte gjëra dhe ia hidhte objektet punonjësve, ajo u nxorr jashtë nga forcat e sigurisë.

Porscha ndodhet ende e arrestuar për 4 akuza dhe dënimi do ti jepet me 26 mars.

 

SHKARKO APP