Sherr në mes të spektaklit, gjithë publiku del kundër jurisë
Një prej pjesëmarrëseve të spektaklit “Dancing on Ice” ka marrë të gjithë mbështetjen e publikut për zënkën që pati me juristin Jason Gardiner, të cilin e akuzojnë për bullizëm. Ylli britanik, Gemma Collins nuk ia doli që të impresiononte 47-vjeçarin Jason që i tha “dukesh më shumë si Anna Nicole Smith se Marilyn Monroe” duke i referuar formave të saj trupore. Në intervistën që pati në emisionin “Loose Women”, Gemma tha: “Unë u tmerrova. Nuk e dija që DOI ishte ai lloj spektakli. Ti pret sjellje të tilla në shfaqje si Big Brother ose ndonjë të ngjashëm, por jo një spektakël që e sheh me të gjithë familjen, të cilët mësojnë ndonjë lëvizje të re në akull. Unë nuk i pranoj sjellje të tilla të pahijshme.” Në shfaqjen e së dielës, Gemma i tha anëtarit të jurisë Jason se po përpiqet “të shesë” ngjarje nëpërmjet saj.