Shihni si protestonin grekët në vitin 1992 për minoritetin në Shqipëri
Eurodeputetja greke Eleni Theocharous në një deklaratë për mediat shqiptare ka dënuar edhe njëherë vrasjen e Konstandin Kacifas duke kërcënuar autoritetet shqiptare.
Sipas saj, të gjithë në Parlamentin Europian e kanë marrë vesh ngjarjen dhe e kanë dënuar dhe se kjo kjo vrasje do t’i hapë probleme Shqipërisë në rrugën e anëtarsimit të saj në Bashkimin Europian.
“Po luftoj që të ndihmoj Shqipërinë që të anëtarësohet në BE. Por kjo gjë nuk bëhet me derdhje gjaku. Në vend që ta vrisnin le ta arrestonin. Kjo situatë do të shkaktojë jo pak probleme me procesin e tyre të anëtarsimit. Askush nuk do ta pranojë mënyrën tuaj të të sjellurit. T’ja çojnë trupin familjes për varrim. Dijeni që kjo ngjarje do të influencojë tek të gjithë pjesëtarët e BE-së”.
Por kjo nuk është hera e parë që Greqia proteston kundër trajtimit që i bëhet komunitetit grek në jug të Shqipërisë.
Këto foto të rralla tregojnë protestat që bëheshin në vitin 1992 në Athinë nga nacionalistët grek. Sipas tyre, qeveria shqiptare po diskriminon minoritetin grek në Shqipëri. Fotot janë bërë nga Nikos Economopoulos.