FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohen dy punonjës bashkie, ngatërruan bustin e Ertugrulit në film me Ertugrulin kryeluftëtar

Dy punonjës bashkiakë në Turqi u shkarkuan pasi në një park ata vendosën bustin e një prej yjeve të telenovelave turke dhe jo atë të Ertugrulit, luftëtarit të njohur të historisë turke të shekullit XIII.

Busti i porositur ishte ai i Ertugrul Gazit, kryeluftëtarit të fisit nomad Kayi, djali i të cilit, Osmani themeloi atë që u bë më vonë Perandoria Osmane.

Por, statuja e përfunduar ishte e aktorit Engin Altan Duzyatan, i cili interpreton Ertugrulin në serinë televizive “Dirilis: Ertugrul” ose “Ringjallja: Ertugrul”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkia në qytetin bregdetar Ordu i pushoi të dy punonjësit për pakujdesi”, njoftoi agjencia e lajmeve, DHA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?