Shkencëtarët gjejnë prova të reja: Jeta filloi 2.1 miliardë vjet më parë
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë njoftuan se kanë gjetur prova të reja për të mbështetur teorinë se jeta në Tokë mund të ketë filluar 1.5 miliardë vjet më herët sesa mendohej më parë.
Një ekip që punon në Gabon ka zbuluar prova që tregojnë se ka pasur kushte për jetën e kafshëve njëqelizore 2.1 miliardë vjet më parë, raporton BBC.
Shkencëtarët në Franceville, Gabon, studiuan përbërjen kimike të shkëmbit ku u zbulua formacioni, i cili ende nuk është përcaktuar me siguri nëse është fosil, dhe zbuluan se kushtet për jetë ekzistonin menjëherë para shfaqjes së formacionit, pasi përcaktuan nivelet e larta të oksigjenit dhe fosforit të shkaktuara nga përplasja e dy pllakave kontinentale nën ujë, gjë që çoi në krijimin e aktivitetit vullkanik.