Shkencëtarët kinezë krijojnë majmunë inteligjentë me gjene njeriu

Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur teknika që modifikojnë gjenet për ta bërë trurin e majmunëve më të ngjashëm me të njeriut.

Majmunët e llojit “Resus Makak” janë bërë më inteligjentë në krahasim me të tjerët e llojit të vet, dhe treguan se kanë kujtesë më të fortë.

Shkencëtarët kinezë modifikuan versionin njerëzor të gjenit MCPH1 dhe e futën në trupin e makakëve. Praktikisht, ata morën kopje të këtij gjeni të njeriut, që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, dhe e vendosën brenda embrioneve të majmunëve nëpër një virusi që mbartte gjenin.

Gjeni i ri bëri që truri i majmunëve të zhvillohej në një periudhë kohore që është më e ngjashme me atë të njeriut, pra, më shpejt se majmunët e tjerë. Por arritja shkencore pati dhe debate morale, pasi nga 11 embrionët e prekur, vetëm 5 mbijetuan për ta vazhduar eksperimentin.

SHKARKO APP