Shkencëtarët zbulojnë një tjetër specie të lashtë njerëzore në Filipine
Shkencëtarët në Filipine kanë zbuluar mbetjet e një specie të pazbuluar më parë të njeriut në një shpellë.
Paraardhësit tonë të lashtë të sapo zbuluar i është dhënë emri Homo luzonensis sepse është gjendur në ishullin Luzon të Filipineve.
Homo luzonensis thuhet se është një miks i tre specieve njerëzore, dy më të vjetra dhe një më të re, sa i përket karakteristikave fizike.
Sipas shkencëtarëve ky zbulim ka një rëndësi jetësore pasi vërteton se njerëzit e asaj kohe lanë Afrikën dhe arritën në Azinë Juglindor.
Deri më tani kjo mundësi nuk është konsideruar si e mundshme.
Në shpellën Callao kërkuesit gjetën trembëdhjetë mbetje njerëzore 67,000 dhe 50,000 vjeçare. Mbetjet përfshijnë dhëmbë, kocka, duar dhe këmbë, si dhe diçka që duket të jetë një kockë këmbe.
Këto kocka i përkisnin të paktën tre të rriturve dhe të rinjve.