Shkencëtari rus: Syzet zvogëlojnë me pesë herë rrezikun e infeksionit COVID
Kërkimet nga shkencëtarët kinezë kanë treguar se njerëzit që mbajnë syze kanë shumë më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus.
Sergei Netesov, doktor i shkencave biologjike, shefi i laboratorit për bionanoteknologji, mikrobiologji dhe virologji në Universitetin Shtetëror Novosibirsk, foli për këtë në forumin OpenBio, raporton agjencia ruse TASS.
“Kërkimet janë kryer në Kinë dhe është treguar se njerëzit që mbajnë syze kanë pesë herë më pak të ngjarë të infektohen me virusin COVID-19.
Kjo është shumë e qartë në Kinë, ku njerëzit me probleme të shikimit shumë rrallë mbajnë lente kontakti, dhe më shumë se 80 përqind rastet përdorin syze. Dhe prej tyre, vetëm dhjetë përqind rezultuan të”, shpjegoi Netesov.
Përveç kësaj, shkencëtari rekomandoi me forcë mbajtjen e maskave. Sipas tij, kanalet kryesore të infeksionit janë hunda dhe mukozat e syve.