Shmangni ruajtjen e faturave, mund t’ju shkaktojnë kancer

Rreth 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale apo restorante përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët.

Faturat që përmbajnë bojë që zbehet me kalimin e kohës bëhen me letër termike që ka BPA (kimikat). Studimet kanë treguar se kimikati mund të shkaktojë kancer, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me infertilitetin, autizmin, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.

Ka shumë shqetësime rreth publikut të ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë.

Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në xhepa, canta, kuleta apo makina, njofton Profesor Nicolás Olea, nga Universiteti i Granadës, Spanjë.

SHKARKO APP