FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari bën për spital 3 policët, njërit i kafshon gishtin

Një shqiptar është arrestuar në Firence për shkak të kundërshtimit për të mbajtur maskë në rrugë dhe kundërshtimit me dhunë karshi patrullës së policisë, duke dërguar tre në spital.

Edhe pse në Itali është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në mjediset e jashtme, me dekret të firmosur nga kryeministri Conte, shqiptari dhe një grua që e shoqëronte shëtisnin në rrugët e Firenzes pa mbajtur maska.

Tre policë të Policisë Bashkiake iu afruan dhe i kërkuan që të vinte maskën, në të kundërt do të penalizohej, por shqiptari kundërshtoi me forcë, duke theksuar se kishte të drejtë të lëvizte me gojën e hundën zbuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas polemikave, patrulla kërkoi përforcime, por shqiptari kaloi nga fjalët te veprat, duke i sulmuar dhunshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goditje, shqelma dhe një breshëri grushtesh pa fund, duke bërë që tre policë të shkonin më pas në spital. Njërit prej tyre i kafshoi gishtin dhe për pak sa nuk ia këputi fare.

Vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit u mundësua arrestimi, plot mundim, i shqiptarit, i cili nesër do të dalë para gjyqtarit për vlerësimin e masës së arrestit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?