Shtangat kanë dalë jashtë mode, modelja përdor krokodilin për t’u ushtruar
Një modele e Playboy është akuzuar për keqtrajtim kafshësh pasi është filmuar duke bërë ‘squats’ me një krokodil të gjallë.
Francia James ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku ajo duket teksa ushtrohet me krokodilin mbi shpatulla.
James, e cila refuzon ta tregojë moshën e saj të vërtetë, shkruante me shaka që krokodilët po silleshin mirë pasi ajo u kishte premtuar se nuk do t’i kthente në këpucë.
Veç ushtrimeve, modelja duket gjatë videos edhe duke pozuar me nofullën e hapur të zvarranikut pasi e kishte hequr nga shpatulla.
Edhe pse shprehej që i do shumë këto krijesa, Francia është përballur me një lumë kritikash nga aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe njerëz të thjeshtë.