Shtëpizat në liqenin Ontario tërësisht të ngrira

Pronarët e shtëpive që ndodhen në liqenin Ontario, në bregun jugor të tij thonë se nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë.

“Është e tmerrshme”, tha për NBC News Maureen Whelan teksa pa shtëpinë e saj të pushimeve, tërësisht të mbuluar nga një shtresë e trashë akulli.

Zona e plazhi, e quajtur ‘Ramona’ ndodhet midis Kingston, dhe  Syracuse, në New York.

Whelan thotë se përgjatë viteve, moti kurrë nuk ka ndikuar në këtë zonë kështu si këtë vit.

Por, edhe pse e ka të vështirë të futet brenda shtëpisë në këto kushte, ajo shqetësohet më shumë kur të ngrohet moti.

“Kur akulli të nisë të shkrijë, trembemi shumë se do na prishë shtëpinë”, tha gruaja.

“Kur erdha këtu, nuk mund të besoja se po shihja gjithë atë akull i cili kishte mbuluar çdo cep të shtëpisë”, thotë komshiu Jason Perry.

Perry thotë se ai beson se niveli i lartë i ujit do mund të sjellë pasoja shumë të rënda, kur akujt të shkrijnë.

Gjithsesi, një raport nga trupat e Ushtrisë Amerikane thotë se niveli i ujit në liqenin Ontario në Shkurt ishte i njëjtë me atë që ka qenë shkurtin e vitit të kaluar dhe vetëm pak më i lartë tri muaj më parë.

SHKARKO APP