Si do të transformohet Toka me tharjen e oqeaneve

Afërsisht 70 përqind e Tokës është e mbuluar nga uji, por një video e animuar tregon se si do të transformohej toka me tharjen e ujit.

Në videon që zgjat 51 sekonda niveli i ujit fillon të ulet dhe fillon të tërhiqet nga brigjet, duke shtuar tokë të thatë, e duke bashkuar edhe shtete që ndahen nga deti, siç është rasti i Shqipërisë me Italinë. Bashkim i cili do të ndodhë kur niveli i ujit të ulet me 1200 metra.

E në përfundim tregon Tokën pa asnjë pikë uji, diçka që asnjë gjë e gjallë në Tokë nuk do ta dëshironte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?