Si mbijetoi 1-vjeçarja në shinat e trenit?

Një vajzë e vogël ka shpëtuar për mrekulli pasi u rrëzua në shinat e një treni në Indi.

Vogëlushja ia doli të mbijetojë pasi ishte në mes të shinave dhe trupi i saj i brishtë nuk u prek nga rrotat e trenit. Në pamjet shokuese, duket si 1-vjeçarja qëndron në mes të stacionit hekurudhor duke qarë.

Ngjarja e ndodhur me 20 nëntor tregon pasagjerët, të cilët me largimin e trenit nxitojnë të marrin vogëlushen dhe t’i japin ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave lokale, një banor vendas po shkonte për në Jhansi me gruan dhe dy fëmijët kur vuri re se kishte harruar çantën dhe doli jashtë trenit. Bashkëshortja e ndoqi dhe vogëlushja i rrëshkiti nga krahët dhe përfundoi në shinat e trenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht, 1-vjeçarja nuk pësoi lëndime serioze.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?