Si të gjeni fotot më të pëlqyera në Instagramin tuaj gjatë 2018-ës

Keni postuar shumë foto gjatë këtij viti në profilin tuaj në Instagram dhe nuk dini se cila prej tyre ka qenë më e pëlqyera, epo zgjidhja erdhi!

Tashmë do të keni më të qartë një kornizë të fotove që postoni dhe pëlqehen më shumë.

Top Nine zhbiron në profilin tuaj në Instagram dhe përpilon një kolazh me nëntë fotot më popullore të 2018-ës.

Mjafton të shkruani emrin tuaj të përdoruesit dhe adresën e email-it.

Top Nine ju dërgon një email një raport me nëntë postimet që ecën më mirë në profilin tuaj gjatë këtij viti. Gjithashtu ju tregon sa pëlqime keni marrë gjithsej gjatë 2018-s.

SHKARKO APP