Si të ndërroni në sportelet e bankave paratë e dëmtuara

Nëse keni kartmonedha të dëmtuara, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Ato mund ti ndërroni lehtësisht në bankat e nivelit të dytë.

Banka e Shqipërisë ka dhënë informacion se si mund të veproni në këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klienti duhet të paraqitet në sportelet e bankave të nivelit të dytë ku mund të dorëzojë kartëmonedhat dhe monedhat e dëmtuara. Kartëmonedha/monedha këmbehet në sportel

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastet kur kartëmonedhat kanë dëmtime të lehta (shënime, njolla, vrima apo grisje të lehta), ato këmbehen direkt në sportel kundrejt vlerës nominale. Kartëmonedha/monedha nuk këmbehet në sportel.

Kur kartëmonedhave iu mungojnë pjesë apo elemente sigurie dhe bankat tregtare kanë dyshim për autenticitetin e tyre, ato nuk këmbehen direkt në sportel, por dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë për t’u kryer ekspertiza të mëtejshme.
Në ketë rast, klienti bashkë me fondet e dëmtuara duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim për këmbimin.

Kur monedhat/kartëmonedhat e paraqitura për këmbim janë të njollosura me bojë, të ndotura, të përmbytura, të djegura apo të dëmtuara në mbi 50% të sipërfaqes së tyre, klienti, përveç kërkesës me shkrim, plotëson dhe një deklaratë që shpjegon burimin e dëmtimit dhe i bashkëngjit çdo dokument tjetër shtesë të lëshuar nga organet kompetente ose nga organet e pushtetit vendor ku përcaktohet burimi dhe rrethanat e dëmtimit të tyre.

Për secilin nga rastet e mësipërme, bankat e nivelit të dytë dërgojnë në Bankën e Shqipërisë monedhat/kartëmonedhat e dëmtuara së bashku me kërkesën dhe dokumentet shtesë, jo më vonë se 10 ditë pune nga data e plotësimit të kërkesës së klientit.

Banka e Shqipërisë përcakton sasinë e kartëmonedhave/monedhave që përmbushin kriteret për këmbim dhe kalon vlerën nominale të tyre në llogarinë e bankës tregtare. Banka tregtare e kompenson klientin qe ka dorëzuar /kartëmonedhat/monedhat e dëmtuara.

Banka e Shqipërisë mund të refuzojë këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalike të dëmtuara, në rastet kur ka dijeni ose ka arsye të mjaftueshme për të besuar se:
Kartëmonedhat dhe monedhat metalike të paraqitura për këmbim janë dëmtuar qëllimisht (janë kartëmonedha ose monedha të formuara nga bashkimi i dy ose më shumë pjesëve nga kartëmonedha ose monedha të ndryshme). Në këtë rast, kartëmonedhat/monedhat do të konfiskohen pa kompensim.

Kartëmonedhat dhe monedhat metalike të paraqitura për këmbim janë përfituar duke kryer një vepër penale.
Banka e Shqipërisë do t’i kualifikojë ato si të vlefshme për këmbim vetëm nëse pas verifikimit me autoritetet kompetente përcaktohet se burimi i kartëmonedhave të paraqitura është i ligjshëm. /monitor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?