Skuadra e zemrës fiton kampionatin, tifozi feston me kafkën e gjyshit

Racing Club ka fituar titullin kampion në Argjentinë pas 5 vitesh mungesë. Skuadrës  argjentinase i ka mjaftuar një barazim 1-1 ndaj Tigres për të ngritur lart titullin e 18-të në histori.

Një triumf që ka ekzaltuar jashtë mase tifozët e bardhekaltërve, teksa njëri prej tyre ka bërë një veprim vërtetë ekstrem. Gabriel Aranda nxorri kafkën e gjyshit të tij nga varri, një veprim që sipas tij u bë për shkak se gjyshi i tij ishte tifoz i madh i Racing.

Unë kam qenë në varreza dhe e kam hequr nga varri, për të parë më pas ndeshjen e Racing. Është një shenjë fatlume. Ai do të jetë krenar për këtë që kam bërë.“- tha tifozi për “TNT Sports”.

Ky veprim ka fituar edhe vëmendjen e përdoruesve të “Twitter” të cilët janë shprehur:

“Unë shpresoj se nipi im ta bëj këtë për mua.”

Një tjetër shtoi: “Tani që është angazhimi për klubin, nuk do ta shihni këtë kudo tjetër.”

Mbetet të shihet nëse një praktikë e tillë do të kryhet edhe në Shqipëri.

SHKARKO APP