Skulptura e djallit me smartphone “tërbon” spanjollët
Një skulpturë e Satanit (djallit) në qytetin spanjoll të Segovia është kritikuar se është shumë e qeshur.
Statuja e bronzit u krijua si një kujtim për një legjendë lokale, e cila thotë se djalli ngeci në kanalin e ujësjellësit të famshëm të qytetit.
Por banorët thonë se djalli, i cili duket duke qeshur dhe duke bërë një ‘selfie’ me një smartphone duket shumë miqësor.
Një gjykatës ka urdhëruar që vepra arti të shqyrtohet nëse është fyese ndaj të krishterëve.
Më shumë se 5.400 njerëz, pak më shumë se 10% e popullsisë së qytetit kanë nënshkruar një peticion që kërkon që skulptura të anullohet.
Peticioni thotë se për shkak se djalli është shfaqur në një mënyrë “joreale”, me një telefon në dorën e tij, ai “lartëson të keqen” dhe prandaj është “ofenduese për katolikët”.