Sot më shumë se kurrë, 6 site ku mund të lexoni libra online
Nëse gjithmonë jeni ankuar se nuk keni patur kohë të mjaftueshme për të lexuar, sot nuk vlejnë justifikimet.
E nëse librat në shtëpi i keni mbaruar më poshtë po ju ndihmojmë se si të lexoni onilne.
1. Bibliomania
http://www.bibliomania.com/
Bibliomania është një faqe shumë e dobishme, tek e cila do të gjeni qindra tituj librash kryesisht në gjuhën angleze dhe frënge, të zhanerve të ndryshëm. Njëkohësisht duhet theksuar se ky site mund t’i sherbejë dhe studentëve për lexime të detajuara në fusha të vecanta studimore. Një specifike e faqes është thjeshtësia me të cilën është ndërtuar dhe fakti se mund të përdoret lehtësisht nga kushdo. Vizitojeni dhe më besoni nuk do largoheni pa nisur leximin e ndonjë libri.
2. Page by page books
http://www.pagebypagebooks.com/
Ky site i shërben çdo lexuesi i cili ka dëshirë të zhytet në letërsinë klasike amerikane dhe angleze. Në këtë faqe mund të lexoni tituj të jashtëzakonshëm nga autorët më të mirë të botës dhe të gjitha janë pa pagesë. Cfarë pret akoma? James Russell Loëell, Charles Kingsley,Charles Dickens etj. po të presin! 🙂
3.Questia
https://www.questia.com
Questia është një nga sitet më të mirëorganizuar që kam hasur ndonjëherë. Në këtë faqe online do mund të lexoni libra jo vetëm në fushën e letërsisë, por gjithashtu në fusha si: arti, komunikimi, biznesi, religjioni, muzika, sociologjia, teknologjia etj. Një tjetër avantazh i kësaj faqe është kategorizimi i letërsisë nëpërmjet aspektit gjeografik dhe historik, gjë e cila ndihmon cdo lexues të gjej lehtesisht librin që i duhet.
4.Wattpad
https://www.wattpad.com/
Wattpad është një faqe në të cilën mund të lexoni letërsinë bashkëkohore dhe jo vetëm. Autorët e rinj gëlojnë në Wattpad dhe një nga anët pozitive të saj është grafika e thjeshtë, tërheqëse e faqes dhe njëkohësisht fakti se mund të gjendet në App Store dhe Google Play, përveçëse online.
5. International Children’s Digital Libray
http://en.childrenslibrary.org/
Në #njetuferrezeshneperre i kushtojmë një rëndësi të veçantë letersisë për fëmijë, prandaj në këtë listim nuk mund të mungonte një faqe e cila do ndihmonte prindërit dhe fëmijet me libra edukativë dhe interesantë për të vegjëlit. Në këtë site mund të gjeni tituj nga më të ndryshmit, të ndare në kategori sipas moshës së femijës, çmimeve që libri ka fituar, apo historisë që ai përcjell. Kjo është një faqe e cila i shërben të gjithë prindërve që paralelisht me gjuhën shqipe i kushtojnë vëmendje studimit të gjuhës angleze nga fëmijët e tyre. Më besoni kjo faqe do ju ndihmojë!
6.Librat Online
http://libratonline.blogspot.al
Kjo faqe përcjell disa tituj të bukur dhe të rëndësishëm në gjuhën shqipe. Numri i librave është i kufizuar, megjithatë autorët e përzgjedhur nga kjo faqe janë të mirënjohur dhe nuk duhen lënë pa lexuar.
Në përfundim, dua të theksoj se nuk ka rendesi nëse zgjedhim të lexojmë në formën klasike apo atë elektronike, e rëndësishme është të ndriçojmë mendjen me libra të mirë. Gjithashtu, do ju ftoja të gjitheve te jepnit sugjerimet tuaja mbi faqe të tjera të cilat përdorni dhe ia keshilloni dhe lexuesve të tjerë në Instagram ose në blog.