Squid Game, seriali më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix
Netflix ka zbuluar se Squid Game është bërë shfaqja e tyre më e shikuar televizive e të gjitha kohërave.
Drama koreane u publikua më 17 shtator, dhe shefi i Netfliz Ted Sarandos ka thënë se ishte me fat që kjo shfaqje u bë më e shikuara deri më tani.
Më shumë se 111 milionë shikues të Netflix panë Squid Game në 28 ditët e para pas publikimit.
Me këtë, Squid Game ka mposhtur serinë e dramës romantike të Londrës të epokës Regency të Bridgerton prej 82 milionë shikuesish në janar, dhe në proces, u bë seria e parë e Netflix që tejkaloi shifrën prej 100 milionësh në katër javët e para.