Strukturë aliene në Mars, zbulohet një piramidë si ajo e Egjiptit në Planetin e Kuq

Një strukturë e ngjashme me një piramidë, e ngjashme me ato të ndërtuara në Egjiptin e lashtë, thuhet të jetë zbuluar në Mars.

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se monumenti i çuditshëm është provë e që jeta ekziston në Planetin e Kuq.

Veç kësaj, mendohet gjithashtu se jashtëtokësorët “shëtisin” në sistemin tonë diellor duke ndërtuar piramida nëpër planetë dhe ata mund të jenë gjithashtu “autorët” e piramidave në Tokë.

Prej kohësh tashmë, janë të shumtë ata që besojnë se piramidat e Egjiptit janë ndërtuar nga alienët pasi ato janë ngritur nga një civilizim që nuk kishte dijeni mbi rrotën dhe ishte teknologjikisht i kufizuar, në krahasim me standardet moderne.

Tani, me zbulimin e fundit të kapur nga satelitët e NASA-s që orbitojnë Planetin e Kuq, disa besojnë se kjo është dëshmi se ekzistojnë ose kanë ekzistuar qytetërime aliene të përparuara të cilat kanë udhëtuar nëpër sistemin tonë diellor.

SHKARKO APP