Studentja denoncon Universitetin, mori HIV-in në laborator

Ka marrë virusin e tmerrshëm HIV gjatë eksperimenteve për tezën e diplomës në një universitet europian. Kjo i ndodhi një studenteje nga Padova , që ka vendosur të hedhë në gjyq si universitetin italian ku studionte, ashtu edhe atë të huaj ku ndodhi incidenti.

“ E bëj për të gjithë të rinjtë si unë, që mund t`ia dorëzojnë jetët e tyre njerëzve të cilat supozohon t`i mbrojnë ato”, tha vajza.

Zbulimi shokues ndodhi gjatë një kontrolli rutinë të gjakut. “ Bota ime u thërrmua në cast”, rrëfeu vajza për Corriere della Sera.

“ Mendova eksperimentet në të cilat më kishin shtyrë të merrja pjesë. Më patën thënë se bëhej fjalë për një virus të ashtëquajtur “difektoz”, që nuk mund të shumëfishohej. Teorikisht, ishte një operacion pa rreziqe”, sqaron ajo.

Pas një beteje 5 vjeçare, studentja arriti më në fund të provonte se nuk bëhej fjalë për një virus nga ai që qarkullon mes njerëzve. Shkencëtaret zbuluan në fakt se ishte i bërë në laborator, kishte të njëjtën sekuencë gjenetike.

“Askush nuk më përgatiti as mua dhe as të tjerët që hymë në atë laborator për pasojat; nuk bëmë asnjë kurs, asgjë. Gjatë gjithë këtyre viteve, as universiteti italian ku mbarova studimet me të gjitha notat 10, e as ai i huaj i lidhur me të ku ndodhi I incidenti, nuk u interesuan për mua. Dinin cdo gjë, por më lanë vetëm”, është rrëfimi i dhimbshëm që vajzën, që tani kërkon një shpërblim mjaft të madh.

SHKARKO APP