Studimi: Covid-19 mund ta shkaktojë diabetin edhe te personat e shëndetshëm

Koronavirusi mund të shkaktojë diabet tek personat që para se të infektoheshin kanë qenë të shëndetshëm. Paralajmërimi bëhet nga ekspertët.

Është zbuluar se  personat që vuajnë nga diabeti kanë rrezik më të lartë që të humbin jetën si pasojë e koronavirusit, por, studimet e bëra së fundmi sugjerojnë se personat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 mund ta zhvillojnë këtë sëmundje gjithashtu.

Një grup prej 17 ekspertësh kanë publikuar një ese ditën e djeshme në New England Journal of Medicine ku detajohet sesi një proteinë që ndihmon virusin që të hyjë tek qelizat njerëzore, nuk gjendet vetëm tek mushkëritë por edhe në organe të tjera.

Kërkuesit zbuluan se proteina ACE-2 po ashtu mund të futet tek indet e organeve të tjera që menaxhojnë glukozën dhe metabolizmin, duke përfshirë këtu edhe pankreasin, mëlçinë, zorrën e hollë dhe veshkat.

Duke sulmuar këto organe, Covid-19 mund të shkaktojë probleme në procesimin e sheqerit në gjak.

Francesco Rubino, një profesor nga Kolegji King në Londër u shpreh për mediat se shumë pacientë me Covid-19 nuk e dinë që tashmë kanë edhe diabetin dhe që kjo sëmundje vetë bën që sheqeri në gjakun e tyre të vijojë të rritet. /abcnews.al/

SHKARKO APP