Studimi/ Dietat e pashëndetshme shkaktojnë vdekje të parakohshme më shumë se duhanpirja
Dietat e pashëndetshme janë përgjegjëse për 11 milionë vdekje në të gjithë botën brenda një viti, tregon një studim i ri. Problemi më i madh nuk janë ushqimet e shpejta që konsumojmë, por ushqimet e shëndetshme që nuk konsumojmë. Hulumtuesit po bëjnë thirrje globale për të promovuar perimet, frutat, arrat dhe bishtajoret.
Studimi u realizua në Institutin e Mjekësisë në Seattle, ku u zbulua se më shumë vdekje shkaktohen nga dietat e varfra, se sa nga duhanpirja. Ataku në zemër dhe hemorragjia celebrale janë shkaktari kryesor që sjell vdekjet e parakohshme, të shoqëruara nga kanceri dhe diabeti.
Sipas statistikave, dietat e pashëndetshme janë përgjegjëse për 10.9 milionë vdekje, duhanpirja për 8 milionë, ndërsa presioni i lartë i gjakut për 10.4 milionë vdekje të parakohshme.