STUDIMI/ Ja arsyeja se përse nuk duhet të bëni “selfie”

Sot njerëzit bëjnë mesatarisht 450 selfie në vit. Një studim i ri mund t’ju pengojë të bëni kaq shumë fotografi me kamerën tuaj të përparme.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore e Universitetit të Teksasit kanë zbuluar se selfiet shtrembërojnë fytyrën tuaj, duke e bërë hundën të duket më e gjatë dhe më e gjerë se në fotografitë standarde. Në Mbretërinë e Bashkuar, kirurgjia e hundës, e njohur edhe si rinoplastika, është një nga format më të njohura të kirurgjisë estetike.

Dhe sipas studiuesve, kërkesat për rinoplastikë janë rritur pas popullaritetit të “selfie”.Dr Bardia Amirlak, e cila drejtoi studimin, tha: “Ekziston një lidhje e theksuar midis rritjes së fotografive selfie dhe një rritje të kërkesave për rinoplastikë, veçanërisht në  mesin e pacientëve më të rinj”.

Në studim, ekipi punësoi 30 vullnetarë për të eksploruar se si selfiet ndikojnë në pamjen e tipareve të fytyrës. Studiuesit krahasuan matjet e katër shenjave të fytyrës në foto hundës, buzës, mjekrës dhe gjerësinë e fytyrës. Rezultatet treguan se fotot e marra në kamerën e përparme shtrembëruan ndjeshëm tiparet e fytyrës së pjesëmarrësve.

Këto shtrembërime u reflektuan në vlerësimet e vetë pjesëmarrësve për pamjen e tyre të fytyrës. Studiuesit paralajmëruan se shtrembërimet e fytyrës në selfie mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin mendor.

SHKARKO APP