Studimi/ Kush ka makinë më të shtrenjtë respekton më pak këmbësorët
Prirja për të ngadalësuar shpejtësinë e makinës rritet me rritjen e kostos së makinës së atij që e drejton. Ky është rezultati i një vrojtimi të kryer nga Universiteti i Nevadas, i publikuar në revistën e transportit dhe shëndetit.
Sipas vëzhgimit, ka rezultuar se probabiliteti zvogëlohet me 3 % për çdo 100 dollarë më shumë kosto makine. Kërkuesit u kanë kërkuar subjekteve të ndryshme që të kalojnë disa herë rrugën në vijat e bardha duke regjistruar reagimin e drejtuesve të makinave.
Në përgjithësi, nga 461 makina të ekzaminuara, 28 % janë ndaluar duke i dhënë përparësi këmbësorit. Makina ndalej më shpesh nëse personi që po kalonte rrugën ishte grua (31 % kundrejt 24 % kur ishin meshkuj).
Ndërsa përqindja binte nëse bëhej fjalë për një person me ngjyrë. Megjithatë, vlera e makinës ka rezultuar si indikatori me efikas për të parashikuar sjelljen e drejtuesit të mjetit.