Studimi: Shumë vajza dalin në takime romantike vetëm për të ngrënë falas
Rreth një në tre gra mund të kenë dalë në një takim romantik vetëm për të ngrënë falas.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi.
Sipas studiuesve, në këtë rast bëhet fjalë për një person, të ulur në një tryezë me dikë tjetër, por që nuk ka asnjë interes romantik ndaj tij. Interesi i tij i vetëm është ushqimi dhe vera.
Dy studime të kryera në rrjet nga psikologët zbuloi se 23 deri në 33 për qind e grave thonë se ato janë angazhuar në atë që kërkuesit e quajnë ‘foodie call’.
Pra kanë dalë me dikë, për të cilin nuk kanë ndonjë interes, vetëm për ushqimin ‘falas’.
Sipas kërkueseve, shumica e këtyre grave dhe vajzave kanë tipare të dyshimta të karakterit, si psikopati, Makiavelizëm, narcizëm, etj.