Studiuesi flet për festën në përkujtim të hyjnëzimit të ujrave: Është e lidhur me solsidin e Diellit

Studiuesi  i njohur i kulturës dhe traditave shqiptare Jaho Brahaj, flet në “Alien” në RTV Ora për festat në Shqipëri. Ai ka shpjeguar me detaje edhe festën e “Shën Nikollës”, që festohet në veri të Shqipërisë, përjashtuar Shkodrën dhe Lezhën.

Ceremonia e Krishtlindjeve në Shqipërinë e veriut përjashtuar Shkodrën dhe Lezën janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht me festimet për kultin e natyrës, për riardhjen e mot-motit të ri dhe me petkun e lindjes së Krishtit që është e përcaktuar në datën 24 dhjetor.

“Para Krishtlindjes është festa e Shën Nikollës në datën 6 dhjetor i cili është përkujtimi i ujrave, hyjnizimit të ujrave. Dihet që në periudhat shumë të lashta ka qenë uji, zjarri, toka etj. Kjo festë është e lidhur me solsidin e Diellit sepse dihet që në datën 21 dhjetor, barazohet dita me natën, tani fillon të zgjatet dita. Duke qenë se kjo festë i kushtohet natyrës, ka disa rite dhe ceremoni që  zhvillohen për natyrën duke patur edhe ceremoni kristiane që i luten Krishtit dhe Shën Mërisë. Në këtë periudhë të gjitha pemët ndalojnë fazën e tyre të thithjes të lëngjeve që kanë pasur gjatë gjithë vitit dhe kanë një periudhë pause”, shprehet studiuesi.

/Ora News

 

SHKARKO APP