Super-hajdutët shqiptarë kapen për 250 mijë euro grabitje, shihni si grabisnin shtëpitë
Më shumë se 20 vjedhje në shtëpi brenda tre muajve. Në disa raste, grabitjet degjeneruan në plaçkitje dhe sulme të dhunshme ndaj viktimave që i zbuluan.
Policia në Bolonjë ka arrestuar 6 shqiptarë, pjesë e një bande të specializuar vjedhjesh, të kryera ndërmjet gushtit dhe tetorit 2018 në Bolonjë, Casalecchio, Castenaso dhe Granarolo.
Ata kanë kryer plaçkitje që tejkalojnë shumat prej 250 mijë eurosh, përfshirë edhe para, bizhuteri dhe mallra të tjerë.
Të ndaluarit
Ridvan Kerci, ditëlindja 1988
Elton Mhilli, ditëlindja 1993
Daniel Lleshaj, ditëlindja 1997
Mark Pergjeci, ditëlindja 1993
Rudolf Plishta, ditëlindja 1987
Erjon Trashaj, ditëlindja 1994